Udhëheqësi i lartë i Hamasit, Ismail Haniyeh është vrarë në Iran. Lajmi është bërë i ditur nga Hamasi, përmes një deklarate zyrtare.
Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, Hamasi tha se Haniyeh u vra në një bastisje izraelite në rezidencën e tij në Teheran.
Një numër i figurave të tjera të larta të Hamasit, përfshirë presidentin palestinez Mahmoud Abbas, e kanë përshkruar vdekjen e Haniyeh si një “atentat” dhe janë zotuar të hakmerren.
Korpusi i Gardës Revolucionare iraniane tha se shkaku i “incidentit” nuk ishte menjëherë i qartë, por “po hetohej”, njoftoi agjencia e lajmeve AFP.
Sipas grupit, Haniyeh vdiq pasi mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri iranian Masoud Pezeshkian, i cili u betua të martën.