Vritet me thikë 34-vjeçari në Astir, dy goditje në gjoks! Dyshohet se i ngacmoi të dashurën autorit

Aksident/ polici/ vrasje/ ngjarje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin mbrëmjen e sotme (24 gusht).

Darmen Keli, 25 vjeç vrau me thikë 34-vjeçarin Amarildo Hoxhallari.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pasi dyshohet se Hoxhallari i kishte ngacmuar të dashurën Kelit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:45 në Astir ndërsa pas krimit policia arrestoi të riun Darmen Keli.

Ndërsa 34-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra nuk arriti të mbijetone.

Ai ishte goditur katër herë më thikë, dy herë në gjoks dhe dy herë në këmbë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.