Vritet 52-vjeçari në Burrel, autori vetëdorëzohet në polici: Mora hakun e vajzës

Një 52-vjeçar është vrarë me armë zjarri paraditen e sotme në fshatin Vig të Burrelit. Viktima është Petrit Kuka, i cili u vra me armë zjarri nga 63-vjeçari Islam Meta.

Autori i dyshuar lajmëroi vetë policinë për vrasjen dhe i tregoi rrethanat e ngjarjes, e më pas kërkoi të vetëdorëzohej.

Krimi ka ndodhur për shkak të një ngjarje që daton 11 vite më parë, kur në vitin 2013, viktima e sotme Petrit Kuka kishte plagosur vajzën e autorit, Islam Metës. Plagosja në atë ka ndodhur për motive të dobëta.

Sot 11 vite më pas, i ati është hakmarrë për plagosjen e vajzës, duke ekzekutuar me çifte Petrit Kukën.

Policia shkoi në vendngjarje pasi u njoftua për krimin dhe shoqëroi në komisariat Islam Metën, i cili u vetëdorëzua.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.