Vrau me sëpatë kunatën, ja kush është 58-vjeçari nga Elbasani 

Një 44-vjeçare u vra ditën e djeshme nga burri i motrës. Një ngjarje makabre që tronditi jo vetëm Elbasanin, ku 44-vjeçarja Alma Qevani u godit me sëpatë nga kunati dhe humbi jetën në spital për shkak të plagëve të marra. 

Policia bëri me dije se autori, 58-vjeçari Tefik Tashi është pikasur nga efektivët teksa vraponte me sëpatë dhe duart e gjakosura, në afërsi të fshatit Shirgjan.

Ky i fundit e kishte lënë fillimisht të plagosur kunatën, e cila pasi është transportuar në spital, nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve të marra.

Autori nuk ka shfaqur pendesë dhe ka deklaruar se e kishte vrarë kunatën pas ofendimeve të saj.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.