Policia e Bulqizës ka marrë në mbrojtje banesën e Dorjan Demës, autorit të vrasjes së 26-vjeçarit Dritan Manjanit.
Banesa në fjalë ndodhet në Homesh të Bulqizës, atje ku banonte edhe viktima.
Nga pamjet e siguruara shihet se punonjës të policisë qëndrojnë para portës së banesës së autorit, i cili u arrestua pak pas ngjarjes, për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm mes dy familjeve.
Si ndodhi ngjarja:
Një ngjarje e rëndë, orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, ka ndodhur në Shupenzë të Bulqizës.
30-vjeçarin Dorjan Dema, pas një sherri, ka vrarë me kaçavidë 26-vjeçari Dritan Manjanin.
Mësohet se dy të rinjtë kanë qenë gjatë natës në të njëjtin lokal së bashku me të tjerë. Më pas ata janë larguar dhe në hyrje të fshatit janë konfliktuar. Sherri mes ture ka agravuar duke bërë që 30-vjeçari të vriste të riun.
Dyshohet se dy të rinjtë kanë pasur konflikte të vjetra me njëri-tjetrin.