Vrasje me armë zjarri në Sukth, 38-vjeçari humb jetën në spital

Aksident/ polici/ vrasje/ ngjarje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën e së martës në Sukth, ku një 38-vjeçar ka mbetur i vrarë.

Policia ka njoftuar se shtetasi me inicialet F. D., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk u ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Ngjarja ndodhi në Katund, Sukth, te shinat e trenit, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri 38-vjeçarin.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të FNSH-së Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Në Katund, Sukth, tek shinat e trenit, nga persona ende të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri shtetasi F.D, 38 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të Fnsh-së Tiranë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.