Dëshmia e Gazmir Ngotës ka vënë në pranga Marjeta Karajn, 56-vjeçarja e cila akuzohet tashmë për organizimin e vrasjes së Menduh Kurt-dedës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Gazmir Ngota ka rrëfyer me detaje organizimin e vrasjes. Sipas tij, aika mësuar për borxhin përmes shokut të tij, Besmir Karajt. Në momentin kur Kurt-Deda është rrëmbyer ai ka qenë me Besmirin. Ata e kanë çuar në Allias dhe më pas e kanë vrarë në Dajt.
“Besmiri më vuri në dijeni për borxhin që Kurt-Deda i kishte Marjetës. Isha prezent që nga momenti kur e morëm me makinë në zonën e Xhamllikut. E çuam në Allias në një parking pranë shtëpisë së Besmirit. Aty erdhi dhe Marjeta. Pasi i kërkuam borxhin, ai e mohoi. Besmiri e rrahu dhe ai kërkoi kohë. Marjeta na porositi ta çonim në Dajt. Aty e lidhëm dhe e dogjëm. E bëra për shoqëri, nuk kam marrë para”,-mësohet të ketë thënë Gazmir Ngota.
Vrasja u zbardh dje, 5 vite pas ngjarjes së majit 2017, kur 61-vjeçari u zhduk. Menduh Kurt-Deda sipas policisë së Shtetit u vra nga Besmir Karaj dhe shoku i tij, nën orientimin dhe udhëzimin e nënës së tij, Marjeta Karajt. Marjeta dhe Menduhu dyshohet se kishin patur një lidhje intime, përgjatë të cilës, ajo i kishte dhënë 1 milionë lekë të reja për hapjen e një shoqate, para që burri nuk ia kishte kthyer. Moskthimi i borxhit përfundoi me një krim makabër ku Kurt-Deda u lidh dhe u dogj përsëgjalli.