Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Shënavlash të Durrësit, të cilat ngrenë pikëpyetje të ndryshme për vrasjen e Pëllumb Metës nga 3 fëmijët e tij.
Këta të fundit janë shprehur se arsyet për vrasjen ishin të shumta, ndërsa kanë thënë se situata u bë më kritike, kur 50-vjeçari tentuar të fejojë pa dëshirën e saj, vajzën 19-vjeçare, Hygertën. Ndryshe nga sa është deklaruar nga të tre fëmijët, familja me të cilën pritej të lidhte krushqi familja Meta, ka deklaruar të kundërtën.
Policia u ka marrë dëshmitë disa prej personave nga familje me të cilën pritej të lidhej krushqi, O.Q, R. Q, E. Q. Sipas dosjes së policisë, shtetasja E.Q ka deklaruar se ka pasur dëshirë që të lidhte krushqi me familjen e viktimës, por ky i fundit nuk ka pranuar duke u thënë se vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk kishte plan për ta fejuar. Kjo sjell një kthesë në dyshimet e policisë se fejesa e vajzës ishte arsyeja pse ka ndodhur vrasja e Pëllumb Metës dhe groposja në kasolle nga vetë fëmijët e tij.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Pëllumb Meta, 50-vjeç ishte raportuar i zhdukur nga djali i 10 ditë më parë. Pas kallëzimit për zhdukje, policia ka ngritur dyshimet se mund të jetë një ngjarje kriminale dhe kanë nisur hetimet. Gjatë marrjes në pyetje të familjes lidhur me zhdukjen e Metës, ka qenë vajza e tij Hygerta Meta, e cila pasi është pyetur disa herë, ka treguar se e ka vrarë babanë e saj dhe e ka varrosur në kasollen pranë banesës së tyre. Më pas u zbulua se vrasjen e kishte kryer vëllai i 19-vjeçares ku tashmë janë vënë në pranga së bashku më vëllain tjetër 22-vjeçar. Hysen Meta 24 vjeç akuzohet se ka shkrepur armën, vajza Hygerta 19 vjeç që ka qenë pjesëmarrëse në organizim dhe në krim, ndërsa djali tjetër 22-vjeçar për fshehjen e kufomës.