Vrasja e Martin Canit, qytetarët mblidhen në protestën e radhës te “Fan Noli”

Prindërit, shoqëria civile dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish në protestë mbrëmjen e sotme te shkolla ‘Fan Noli’.

Kjo është protesta e katërt e organizuar për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani.

Protesta ka nisur në formë marshimi nga shkolla Fan Noli, ku ndodhi edhe ngjarja e rëndë pak ditë më parë, e deri te Ministria e Arsimit.

“Institucionet e papërgjegjshme vrasin”, është pankarta kryesore me të cilën po marshojnë protestuesit.

Prindërit e nxënësve kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, që lidhen me sigurinë në shkolla, rritjen e numrit të oficerëve të sigurisë, rritjen e buxhetit për arsimin, kufizimin mbi rrjetet sociale dhe dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.