Vrasja e Liridonës, arrestohet një person i katërt, ja roli i tij në ngjarjen e rëndë

Një person i katër është arrestuar ditën e sotme në Kosovë, për vrasjen e Liridona Ademajt pak ditë më parë.

Mediat kosovare bëjnë me dije se në pranga ka rënë Tomë Dodaj nga Gjakova.

Kyi  fundit, dyshohet se u ka shitur armën, e cila është përdorur në vrasje, Granit Plavës dhe Naim Murselit.

Naim Murseli, dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij Liridonës, duke i premtuar 30 mijë euro Granit Plavës që ta kryente vrasjen. Ndërsa, Kushtrim Kokalla dyshohet për marrëveshje për të kryer veprën penale vrasja e rëndë.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Murseli akuzohet se veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa Kokalla për veprën penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë”.

Liridona Ademaj u ekzekutua në sy të dy fëmijëve të saj të mitur.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.