Vrasja e liderit të Hamasit, SHBA mohon përfshirjen: Nuk kemi dijeni

Miks Albania

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken ka mohuar çdo përfshirje të Amerikës më vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniya.

“Kjo është diçka për të cilën ne nuk ishim të vetëdijshëm ose të përfshirë,” tha ai duke mos dhënë informacione të mëtejshme.

Nga ana tjetër, lëvizja Houthi dhe Irani kanë fajësuar SHBA-në, duke theksuar se do ta paguajë shtrenjtë këtë akt.

Udhëheqësi i lartë i Hamasit, Ismail Haniyeh është vrarë në Iran. Lajmi është bërë i ditur nga Hamasi, përmes një deklarate zyrtare.

Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, Hamasi tha se Haniyeh u vra në një bastisje izraelite në rezidencën e tij në Teheran.

Një numër i figurave të tjera të larta të Hamasit, përfshirë presidentin palestinez Mahmoud Abbas, e kanë përshkruar vdekjen e Haniyeh si një “atentat” dhe janë zotuar të hakmerren.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.