Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i kërkoi Meksikës të “shtojë” përpjekjet e saj në luftën kundër karteleve, pas një operacioni të madh u përmbyll me vrasjen e kreut të kartelit CJNG.
“Meksika duhet të shtojë përpjekjet e saj kundër karteleve dhe drogës!” tha ai në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social.
Të dielën, forcat federale të sigurisë meksikane kryen një operacion ushtarak që kishte në target Kartelin e Gjeneratës së Re të Jaliscos në qytetin Tapalpa, rreth 130 kilometra në jug të Guadalajarës, kryeqytetit të shtetit të Jaliscos.
Raportohet se kreu i kartelit El Mencho u vra gjatë përleshjes.
Pas operacionit, u raportuan shumë bllokada rrugësh dhe incidente me zjarrvënie të automjeteve dhe bizneseve në Jalisco dhe shtete të tjera, të përshkruara si hakmarrje e mundshme nga organizata kriminale.
Qeveria e shtetit të Jaliscos u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi, pezulloi transportin publik dhe aktivizoi një “alarm të kuq” për shkak të kërcënimeve për sigurinë publike.
