Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë/ Ja si nisi sherri për një vajzë, në pranga një nga autorët

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, ku një 20-vjeçar ndërroi jetë.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga njërin prej autorëve të vrasjes së Stivens Toshkazit. Sipas burimeve zyrtare, në pranga ka rënë Ensi Maze teksa vijojnë kërkimet për Axel Hoxhaj.

Dyshohet se sherri mes të rinjve ka ardhur pas një konflikti për një vajzë dhe ishte hera e dytë që të rinjtë përplaseshin.

Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj kanë goditur me mjet prerës Stiven Toshkëzi, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.