Vrasja e 14-vjeçarit/ Autori dhe viktima kishin patur konflikt dy ditë më parë

Miks News

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Tiranë, ku një 14-vjeçar mbeti i vrarë me thikë dhe një tjetër i mitur mbeti i plagosur.

Mësohet se dy adoleshentët, autori dhe viktima ishin nxënës në të njëjtën shkollë “Fan Noli”. Të dy janë përfshirë në një debat ditën e premte për motive banale.

Gjatë debatit të tyre ka ndërhyrë roja i sigurisë ku i ka ndarë.

Gjatë ditës së sotme ata kanë ofenduar njëri-tjetrin sërish në banjot e shkollës. Më pas viktima ka lajmëruar shokun e tij që ishte nxënës në Sauk.

Pas mbarimit të mësimit ata kanë dalë dhe janë konfliktuar fizikisht disa metra larg shkollës Fan Noli.

Autori ka nxjerrë thikën ku ka goditur disa herë viktimën dhe shokun e tij. Ndërkohë ka plagosur edhe veten në krah. Pas ngjarjes autori është larguar në banesë ku më pas është dërguar në spital privat.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.