Vrasja 62 vjeçarit në Rrëshen, raportohet dhe për të plagosur

Mësohet se nga të shtënat me armë zjarri paraditen e së martës në Rrëshën, ku mbeti i vrarë Martin Bardhi, ka edhe të plagosur.

Referuar burimeve zyrtare të Policisë, zyrtarisht bëhet fjalë për tre persona të plagosur, të cilët kanë qenë në afërsi të vendit ku ka ndodhur ngjarja dhe janë transportuar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.

Nuk ka ende informacione nëse bëhet fjalë për kalimtarë të rastit apo persona të tjerë që mund të kenë qenë objektiv i autorëve të ngjarjes.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.