Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime të përkohshme gjatë pjesës së dytë të ditës.

Parashikohet që vranësirat të sjellin momente të pakta shiu në zonat malore dhe pjesërisht në Ultësirën Perëndimore.

Por gjithashtu pritet të ketë dhe intervale të përkohshme me kthjellime, të cilat më të shpeshta do të jenë në orët e para të ditës. 

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Juglindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.