Vjeshta rikthen COVID-19 në SHBA, ekspertët votojnë për një dozë të re vaksine

Miks Albania

Një panel me këshilltarë pranë Qendrës për Kontrollin e Parandalimin e Sëmundjeve në Amerikë, riktheu edhe njëherë diskutimet për Covid-19, pas shqetësimeve të javëve të fundit me rritjen e numrit të të sëmurëve, kryesisht me probleme në frymëmarrje.

Dhe për ta, këshilla më e mirë në këtë moment, teksa jemi edhe në nisjen e stinës së vjeshtë, është edhe një dozë vaksine anti-covid. Këshilltarët votuan 13-1, në rekomandim për vaksinimin e popullatës, duke nisur nga foshnjet 6-muajshe e deri tek të moshuarit.

Të gjithë janë të rrezikuar, në këtë moment tha doktoreshë Camille Kotton, një anëtarë e panelit të CDC, që votoi pro një doze të radhës.

“Le ta mbajnë Amerikën të fortë e të shëndetshme” shtoi ai. “Të bëjmë kundër Covid-it, gjithçka mundemi për të parandaluar shtimin e rasteve. Ta çrrënjosim Covid-in” thanë mjekët.

Administrata e ushqimit dhe Ilaçeve në SHBA i dha dritën jeshile që të hënën e kësaj jave, një doze të radhës me vaksinat Moderna dhe Pfizer. Ndërkohë shumë shpejt, pritet të dalë në treg një vaksinë e re, nga Novovax, që po shqyrtohet nga FDA dhe pritet aprovimi final.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.