Vjehrra dhunon nusen, përfundon në pranga 63-vjeçarja në Devoll

Miks Albania

Një 63-vjeçare është arrestuar këtë të hënë në fshatin Miras të Devollit.

Ajo ka ushtruar dhunë ndaj nuses së saj.

Sipas njoftimit zyrtar, bashkëshortja e djalit të saj u pajis me urdhër mbrojtjeje.

“Komisariati i Policisë Devoll arrestoi shtetasen L. R., 63 vjeçe, banuese në fshatin Miras, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së djalit të saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, thuhet në njoftim. 

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.