Në mbyllje të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri, Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinke mbajti një konferencë të përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama.
Para fillimit të konferencës Blinken dhe Ministri i Europës dhe Punëve të Jashtme, Igli Hasani, firmosën disa marrëveshje.
Në fjalën e tij Rama theksoi se kjo është një vizitë historike, pasi vjen në një moment që e gjithë bota është e trazuar.
Ndërkohë që nuk kanë munguar as batutat, ku Rama theksoi se ndihet i keq ardhur që Blinken zgjodhi një darkë gjermane para asaj shqiptare.
“Shumë i nderuar Sekretar i Shtetit. Është gjithnjë një ditë e shënuar, në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë ditën kur një sekretar i shtetit viziton vendin tonë. Në llogarinë tonë ju jeni i gjashti, por këtë herë kemi një vlerësim të veçantë për këtë vizitë, pasi jemi të vetëdijshëm për kohët e trazuara për botën ku jetojmë dhe rrjedhimisht për ngarkesën e posaçme të ngarkesës tuaj. Fakti që ju gjetët kohë dhe e patë të nevojshme të ndaleni në Tiranë, është për në një shenjë shumë e rëndësishme e miqësisë, por edhe e vlerësimit që ju i bëni kësaj miqësie, këtij partneriteti, dhe patjetër edhe këtij rajoni. Natyrisht që nuk mund të mos e ndaj edhe me publikun keqardhjen që mes një darke me në Shqipëri dhe një darke në Mynih, ju zgjodhët ushqimin jo edhe aq të shijshëm gjerman. Por ne tonën e bëmë, darkën e kishim gati”, tha Rama.