Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar epidemiologu Ilir Alimehmeti, i cili qetësoi njerëzit pas frikës nga konfirmimi i rastit të parë në Shqipëri me virusin RSV.
Ai sqaroi se ky virus prek rrugët e frymëmarrjes, por ngjason me gripin e zakonshëm që nis në vjeshtë dhe kulim e ka në janar.
Alimehmeti theksoi se nuk duhet të përhapet panik nga ky virus, por probleme më serioze mund të hasin personat që kanë imunitet të dobët.
Ai deklaroi se moshat poshtë 5 vjeç nuk janë të rrezikuara.