Vijojnë kërkimet për presidentin iranian, çfarë ndodh nëse Raisi nuk i mbijetoi rrëzimit me helikopter

Shumë nëpër botë po shohin me vëmendje zhvillimet në Iran, duke ngritur pyetjen nëse do të ketë ndryshime domethënëse në politikat në rajon, në rast se presidenti Ebrahim Raisi nuk i ka mbijetuar aksidentit me helikopter.

Përgjigja më e shkurtër, sipas BBC, është jo dhe aq. Megjithatë, ekonomia mund të preket nga destabiliteti. Menjëherë pasi u bë publik lajmi, monedha iraniane, Rial, ra në raport me Dollarin amerikan.

Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei tha se shpresonte që presidenti dhe zyrtarët që e shoqëronin, do të kthehen shëndoshë e mirë. Ai kërkoi nga populli që të luteshin për ta dhe i siguroi se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar: “Nuk do të ketë probleme në drejtimin e vendit”,theksoi ai.

Në sytë e pjesës më të madhe të iranianëve është Lideri Suprem dhe Garda Revolucionare Islamike që merr vendimet më të mëdha politike në vend dhe në politikën e jashtme.

Raisi është një prej presidentëve më konservatorë që Irani ka pasur ndonjëherë më parë dhe është shumë afër me Liderin Suprem. Ai po ashtu është ndër pretendentët kryesorë për ta pasur atë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.