Veshjet imitim të firmave luksoze ndalohen në Shqipëri: Ligji i ri i jep fund tregut “fake firmato”

Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për markat tregtare më 16 gusht, Shqipëria ka forcuar masat kundër produkteve të falsifikuara, duke i bllokuar ato që në pikat doganore.

Sipas ligjit, çdo produkt imitim i markave të njohura si Gucci, Armani, Louis Vuitton, Hermes, Dior apo Prada nuk do të lejohet të futet më në vend. Masa synon mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Europian.

Ligji i ri ndalon importin dhe eksportin e mallrave “fake”, i jep të drejtë pronarëve të markave të ngrenë padi dhe të kërkojnë dëmshpërblim financiar ndaj abuzuesve, ndërsa udhëtarët lejohen të kenë në bagazhet personale vetëm mallra jo-tregtare brenda limiteve duty free.

Vetëm gjatë vitit 2024, dogana shqiptare ka bllokuar mbi 40 mijë produkte të falsifikuara, duke dëshmuar përmasat e fenomenit.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.