Veliaj në Njësinë 4: Kush shan Tiranën dhe Shqipërinë, jeton në vila dhe kulla sot

Erion Veliaj zhvilloi një takim me të rinjtë e Njësinë 4 në Tiranë. Kryebashkiaku foli për lehtësirat ndaj studentëve dhe mbështetjen e Bashkisë.

“Kartën e Studentit e kishin premtuar të gjithë, por e bëri kjo administratë dhe kjo qeveri sepse nuk mjafton vetëm të ankohesh dhe të gjesh fajtorin, por duhet gjithmonë dikush që thotë: “E di çfarë? Po e bëjmë ne”. Ajo që ndihmon është vendimi i Këshillit Bashkiak që abonenë për studentët ta bëjmë falas, ata thjesht duhet të pajisen me Kartën e Studentit. Jam shumë krenar që, mbi 20 mijë student e kanë tërhequr abonenë dhe udhëtojnë falas në të gjithë qytetin e Tiranës. Besoj se ishte një vendim i drejtë dhe një premtim i mbajtur”

Sipas Veliajt, ata që e shajnë më shumë Shqipërinë dhe Tiranën janë pikërisht ata që vetë jetojnë në vila.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.