Dy muaj pas arrestimit të tij me urdhër të SPAK, Erion Veliaj falënderoi ata që e kanë mbështetur gjatë betejës së tij me drejtësinë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Veliaj akuzoi sërish SPAK-un se po e mban në qeli pa prova.
“Doja vetëm t’ju falënderoja për mirësinë e mbështetjen ndaj Kait dhe Ajolës, si dhe dy nënave tona, 3 gra pa burrat e tyre, por me kurajo e dinjitet falë jush që u jeni gjendur pranë”, shkruan Veliaj.
Më tej kryebashkiaku vëren se ndodhet ende pa akuzë prej një anonimi që sipas tij nuk ekziston.
“S’ka dalë askush që të kem korruptuar. ende askush që të më ketë korruptuar. Kush më njeh e di që në çdo ditë të punës time kam ndihmuar këdo, kudo e kurdo me ndershmëri”, përfundon postimin e tij Erion Veliaj.