Veliaj: Nesër mbroj veten e familjen! Kryebashkiaku i Tiranës reagon nga qelia

Miks News

Kryebashkiaku Erion Veliaj një ditë para senacës që do të ketë në Gjykatën e Posaçme të Apelit paralajmëron se përballja e nesërme do të jetë një rikthim i tij.

Erion Veliaj: Pas një muaji izolim, nesër do të rikthehem për të mbrojtur veten, familjen, por edhe çdo shqiptar, që beson se: Letrat anonime janë pjesa më e shëmtuar e regjimit që lamë pas e s’kanë vend në Shqipërinë moderne. Shpallja “i dënuar” pa gjyq që në nisje, ndodhte në ditët më të errëta të ferrit komunist, por jo në një demokraci europiane. Hetimi i biografisë personale apo vetting-u i paligjshëm, si ky imi për 20 vjet, ndodhte vetëm në kohën e Sali Enverit, por jo sot në shek. XXI.

Veliaj nuk i ka kursyer sërish akuzat ndaj prokurorit Ols Dado.

Erion Veliaj: Persekutimi i familjes nga një noter nga babi, me 5-a, pa meritë e pa ligj, ndërtues në konflikt interesi, nuk mund të jetë etaloni i Reformës në Drejtësi. Shteti me “Uacap” në ditë pushimi, nga militantë të zellshëm të Saliut, sot hetues të Olsit, është fyerje ndaj reformës ku besuam të gjithë. Presioni ndaj dëshmitarëve, duke iu kujtuar burgun, prindërit e fëmijët, u përket xhelatëve të një regjimi, jo demokracisë.

Teksa nenvizon se më shumë do të shprehet në seancë Veliaj thote se prezumimi i pafajësisë është detyrim për një standard Europian.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.