Tre adoleshentë kanë humbur jetën tragjikisht në Kosovë pas shembjes së një ndërtese të vjetër në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.
Nuk dihet ende në crrethana u dëmtua objekti ndërsa tre djemtë, dy 15 vjeç dhe njëri 14, besohet të kenë qenë brenda në momentin e shembjes. Sipas kamerave të sigurisë që ndodheshin në afërsi, objekti i pabanuar u rrënua pasidten e së shtunës rreth orës 16:00 ndërsa trupat e të miturve u gjetën disa orë më vonë.
Familjarët deklaruan për mediat lokale se të rinjtë kishin dalë disa orë para incidentit për të luajtur së bashku, teksa kanë zbuluar se ata kanë qenë në objektin e rrënuar nga dridhjet e telefonave.
Presidentja Vjosa osmani u ka shprehur ngushëllime më të sinqerta familjarëve për incidentin që e ka quajtur tragjik.
Shumë figura të tjera politike reaguan gjithashtu duke shprehur keqardhjen e duke kërkuar hetim të plotë dhe të pavarur për zbardhjen e të gjitha rrethanave.