Vdekja e minatorit në Martanesh, arrestohet administratori i minierës

Miks Albania

Policia ka arrestuar administratorin dhe njëkohësisht brigardierin në minierën ku humbi jetën një 29-vjeçar dhe u plagos një tjetër.

Nga hetimet rezultoi se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, brenda në galëri është shembur një masiv gurësh, i cili ka zënë këta 2 shtetas.

Në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera menjëherë pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një galeri kromi, në fshatin Thekën, Martanesh, ku gjatë procesit të punës, humbi jetën shtetasi A. P., 29 vjeç dhe u dëmtua rëndë shtetasi H. B., 40 vjeç, të dy vagonistë në këtë galeri, ju bëjmë me dije se:

Komisariati i Policisë Bulqizë arrestoi në flagrancë shtetasin G. P., 38 vjeç, banues në Bulqizë, me detyra administrator dhe brigadier në subjektin minerar.

40-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. 

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.