Vdekja e 68-vjeçarit në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

Miks Albania

Një 68-vjeçar u gjet pajetë mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Policia ka sqaruar se 68-vjeçari Bashkim Dyrmishi, i cili u gjet i vdekur në banesën e tij në lagjen ”10 Korriku”, mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e një arresti akrdiak.

Sa i përket dëmtimeve në nofull, viktma është dërguar në morg për t’i bërë një ekspertizë mjekoloigjore për të përcaktuar saktësisht shkaqet e dëmtimit.

Njoftimi:

Sot, rreth orës 19:02, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij shtetasi B.D., 68 vjeç.

Paraprakisht, dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Trupi i 68-vjeçarit do të transportohet në morg për ekspertizë mjekoligjore, për të përcaktuar saktësisht shkaqet e dëmtimit të konstatuar në fytyrë dhe të vdekjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.