Vazhdon numërimi në Tiranë, Veliaj rreth 46 mijë vota para Këlliçit

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka arritur një rezultat të thellë ndërsa vazhdon numërimi i votave në bashkinë e Tiranës.

Veliaj ka marrë deri më tani 127,253 vota, rreth 46 mijë më shumë sesa Belind Këlliçi, kandidat i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

Këlliçi ka marrë 81,409 ndjekur më pas nga Arlind Qori i ‘Lëvizja Bashkë’ me 11,147. 1156 vota më shumë se sa Roland Bejko i PD zyrtare që ka marrë 9,991. Marko Dajti nga Partia “Fronit i Majtë” ka marrë 2238. Deri më tani ka përfunduar numërimi i 176 kutive të votimit në bashkinë e Tiranës.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.