Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, do të ndajë qelinë me ish-deputetin socialist, Alqi Bllako.
Ditën e djeshme u bë me dije se Dako u izolua në paraburgimin e qytetit të Durrësit, aty ku dhe ndodhen dhe ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako, të cilët akuzohen për aferën e Inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit. Ndërkohë sot, bëhet me dije se Dako është vendosur në të njëjtën qeli me Bllakon.
Gjykata e Posaçme dje dha masën paraprake të sigurisë “Arrest me burg” për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiak i Durrësit i arrestuar për shpërdorim detyre në dy raste. Ai ka kërkuar masë më të butë sigurie, për të dalë nga qelia, por kjo nuk është pranuar.