Një aksident i rëndë u shënuar disa ditë më parë në Poliçan, ku humbi jetën një i mitur dhe mbetën të plagosur 3 të tjerë.
Në gjendje të rëndë është 15-vjeçarja Kristina Bregasi, e cila ndodhet në spitalin e Traumës. Babai i 15-vjeçare ka bërë thirrje për ndihmë, pasi është në gjendje të rëndë ekonomike dhe dëshiron që vajzën ta kurojë jashtë vendit.
Ai me zërin që i dridhej u shpreh se Kristina ishte e vetmja që i kishte mbetur, pasi djali dhe gruaja i kishin ndërruar jetë.
“Vajza ime kishte dalë me shoqërinë, pasdite nga ora 5 dhe nga ora 7 më thanë hajde xhaxha se ka bërë aksident çupa. Shkova në Berat, por aty e kishin nisur për Tiranë. Në gjendje të rëndë vajza. Donte ndihmë shpejt. Po mos të kishte ardhur për gjysmë ore, do kishte ndërruar jetë. Vajza ka 6 ditë sot. Në kokë, në krahë të majtë dhe tek syri. Është bërë operacion dhe është në reanimacion. Nuk ka reaguar fare. Shpresa kemi.
Kërkoj ndihmë nga qytetarët. Kërkoj ndihmë dhe për ta çuar jashtë shtetit. Vetëm këtë vajzë kam. Më ka ndërruar jetë djali dhe gruaja. Djalin e kisha në shkollë. Kishte tumor në kokë. E solla tek Nënë Tereza në Tiranë, por ndërroi jetë. Gruaja ka ndërruar jetë para tre vitesh. Jetoj vetëm për këtë vajzë. Aksidenti ka ndodh në Poliçan. Të më ndihmojnë. Vajza e vetme e imja. Është në shkollë, në vit të parë në gjimnaz. Kishte ëndrra. Unë zëre se pa punë jam. Kur të dalë ndonjë punë. Kërkoj ndihmë,” tha babai i Kristinës, Abaz Bregasi.
*Për të ndihmuar babain e 15-vjeçares Abaz Bregasi mund ta kontaktoni në numrin 355 68 655 7327!