Një 38-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në Cërrik, Elbasan pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij dhe i ka dëmtuar banesën.
Gjatë kontrrollit të policisë në banesën e 28 vjeçarit T. H. janë gjetur dhe sekuestruar 27 fishekë armë gjahu.
Një tjetër person është arrestuar në Elbasan.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor vunë në pranga 42 vjeçarin F. B., banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan,për veprime të metejshme.