Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen, ka dhënë një mesazh të fortë dhe emocional mbi gjendjen aktuale të Bashkimit Europian dhe sfidat globale me të cilat përballet kontinenti.
Në një fjalim të mbajtur para deputetëve të Parlamentit Europian, Von der Leyen theksoi se “Evropa është në një gjendje kritike”, dhe bëri thirrje për një rilindje të Evropës si një fuqi e pavarur, e bashkuar dhe në paqe.
“Europa është në gjendje kritike. Për të luftuar për një Evropë të pavarur dhe në paqe, për të mbrojtur vlerat e demokracisë dhe vlerat e saj. Një luftë për liri, për të mos bërë gabime. Kjo është një luftë për të ardhmen tonë. Kam menduar shumë gjatë se si do ta nis këtë fjalim, me këto fraza që s’mund t’i përdorim gjithmonë. BE është një projekt paqeje, por e vërteta është se bota po përballet sot me situata të paharrueshme. S’mund të tolerojmë situatat me të cilat po përballen qytetarët evropianë çdo ditë; po e përjetojnë situatën globale me rritjen e kostove të jetesës, janë të shqetësuar nga ngjarjet që shikojnë në lajme, situata e tmerrshme në Gaza dhe agresioni rus në Ukrainë. S’mund të presim që kjo të vijojë. S’ka më nostalgji. S’mund të qëndrojmë indiferentë. Pra po, ne duhet të luftojmë! Sepse kemi fuqi të mëdha që kërkojnë ta mbajnë peng Evropën. Një botë e cila është e varur nga armatimi, dhe për të gjitha këto arsye, një Evropë e re duhet të rilindë!
Ajo shtoi se apeli i saj është për bashkim.
