Në një konferencë live, teksa është pritur nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët për një takim me Albin Kurtin.
Rama tha se shpreson akoma që kryeministri Albin Kurti, do ta presë në një takim, ndërsa ka përmendur edhe Kanunin, “ku edhe hasmi të të vijë në derë mirëpritet”.
“Unë uroj që Albini të mos e ketë harruar Kanunin, se edhe hasmi kur të vjen në shtëpi, i hapet dera, e mirëpret”, tha Edi Rama.