“Unë do jem kryeministër, ti jep fjalën që do vish ta inagurosh”/ Rama: Në Dropull bust për Mitsotakis

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek Kyriakos Mitsotakis janë takuar ditën e sotme në Derviçan.

Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se në Drobull, do ndërtohet një shesh i cili do mbajë emrin dhe bustin e Mitsotakis-it, ndërsa i kërkoi homologut të tij të premtonte se di vinte ta inaguronte, duke shprehur sigurinë se ai vetë do vijonte të ishte kryeministër i Shqipërisë.

“Nuk dua të zgjatem por vetëm të them që për ne, minoriteti është një urë e pazëvendësueshme e lidhjes së pazgjidhshme mes dy vendeve tona dhe me shumë mirënjohje dua ti përshëndes të gjithë qytetarët si ju me kombësi greke që i kanë dhënë shumë komunitetit, vendit dhe falë lirisë e hapjes së kufijve pas një periudhe të gjatë, mund të lëvizin lirisht mes kësaj dhe asaj ane të kufirit dhe më vjen jashtëzakonisht mirë që përfaqësuesit e këtij komuniteti janë ndër më të rëndësishmit në ekonominë tone.

Kjo është dita jote dhe me shumë respekt, po bëj edhe organizatorin sepse është vërtet nder të të mirëpresim këtu. Këta janë mbledhur këtu për ty, asnjëherë nuk janë mbledhur për mua kështu, ta dish. Të konsiderojmë mik dhe vëlla këtu në tokën tonë.

Një shesh do të mbajë emrin e babait të kryeministrit dhe në nderim të tij, do të vendoset busti i kryeministrit. E para duhet të fitojë zgjedhjet, se mund të vijë si mik por ashtu bust nuk ka.  Jep fjalën që do vish këtu për të inauguruar, se un do jem prap kryeministër, për sheshin dhe vendosjen e bustit të babait tuaj”- tha kryeministri Rama.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.