Ulet çmimi i naftës dhe benzinës/ Gazi mbetet i pandryshuar

Bordi i Transparencës ka vendosur në mbledhjen e fundit që të ulë çmimin e benzinës dhe naftës.

Sipas vendimit, nafta nga 174 lekë për litër do të shitet me 172 lekë, benzina nga 177 lekë do tregëtohet me 175 lekë.

Ndërsa gazi do të mbetet i pandryshuar, me 66 lekë për litër.

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 3 Maj 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 172 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 162 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 66 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 54 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 78 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 3 Maj ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.