UKT njofton qytetarët: Reduktim i përkohshëm i ujit të pijshëm në dy zona në Tiranë

Në zonat ‘Kodra e Diellit’ dhe ‘Komuna e Parisit’ në Tiranë do të ketë reduktim të përkohshëm të ujit të pijshëm.

Lajmi është bërë i ditur nga Ujësjellësi Kanalizime Tiranë, i cili përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se kjo ndërprerje e ujit do të jetë për shkak të punimeve në rrjet.

Njoftimi:

Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a. njofton se, për shkak të punimeve në rrjetin e furnizimit me ujë, në:

Zonën “Kodra e Diellit”

Zonën “Komuna e Parisit”

do të ketë reduktim të përkohshëm në furnizimin me ujë të pijshëm.

UKT kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, dhe ju siguron se ekipet tona janë në terren për të përfunduar punimet sa më shpejt.

Faleminderit për mirëkuptimin.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.