U vra nga babai, trupi i pajetë i të resë palestineze tërhiqet nga familjarët

Ditën e sotme është tërhequr nga morgu trupi i pajetë i 24-vjeçares palestineze Rayan Alwan, e cila u vra nga babai i saj, 49-vjeçari Fati Alwan, dy muaj më parë në Tiranë.

Trupi i pajetë i së resë është tërhequr nga avokati i familjes së saj, i dërguar në vendin tonë nga nëna e 24-vjeçares.

Kujtojmë se e reja palestineze u gjet e vrarë në një banesë të marrë me qira në kryeqytet në muajin shkurt të këtij viti.

Fillimisht u dyshua se autor ishte bashkëjetuesi i saj, 25 vite më i madh në moshë, por më pas nga të dhënat që policia shqiptare siguroi rezultoi se autori ishte babai i saj, tashmë i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Motivet e këtij krimi makabër vijojnë të mbeten ende mister për grupin hetimor.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.