Në burgun e Peqinit pasi u qëllua me armë zjarri pistoletë, dyshohet nga i burgosuri tjetër Sokol Mjacaj.
Lleshi vuante një dënim me burgim të përjetshëm për një vrasje të kryer në Britaninë e Madhe. Më 10 Prill 2012, ai vrau 29-vjeçarin Agim Hoxha.
Në lidhje me këtë ngjarje u dënua me 3 vite burg edhe Afrim Lleshi. Ky i fundit bashkëpunoi në shfarosjen e trupit të viktimës, sipas asaj që raportuan mediat britanike asokohe.
Sipas autoriteteve, Arben Lleshi ditën e ngjarjes, ka blerë një levë, tela si dhe materiale të tjera që më pas i ka përdorur për vrasjen e Hoxhës.
Viktima u gjet në sediljen e pasme të një makine “Mercedes”. Për të humbur gjurmët, Lleshi i vendosi flakën makinës pranë Southampton.
Pas ngjarjes ai u arratis në Itali ku u kap një muaj më vonë nga autoritetet atje. Pas ekstradimit në Britaninë e Madhe ai u dënua me burg të përjetshëm në vitin 2013. Dyshohet se kjo ngjarje ndodhi si pasojë e çështjeve të drogës.
Ajo që do të pasonte më vonë është akoma edhe më e rëndë. Në familjen Lleshi në Shqipëri, gjatë viteve që kaluan ka pasur disa viktima të tjerë, ku janë vrarë dy xhaxhallarë të Arben Lleshit. Dyshimet në atë kohë për të dyja rastet ishin se u kryen për hakmarrje nga të afërm të Hoxhës .