U vra në atentat/ Rrëqeth djali i banakieres së lokalit në Don Bosko: Mallkuar qofshin plumbat që derdhën në trupin tënd

60-vjeçarja Mimoza Paja u qëllua për vdekje të dielën në mbrëmje, në lokalin në Don Bosko ku punonte si banakiere.

Dyshohet se gruaja u vra aksidentalisht, ndërkohë e plagosur me copat e xhamit që u përhapën në lokal mbeti mbesa e saj 10-vjeçare.

Me hidhërim ka njoftuar lajmin e vdekjes së nënës, djali i 60-vjeçares: “Mallkuar qofshin ato plumbat që i zbrazën në trupin tënd, qofsh e xhenetit mam”.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.