Personi në foto është Alma Arrazi, 39-vjeçarja e cila është zhdukur bashkë me tre fëmijët e mitur prej disa ditësh. Policia e Shkodrës njoftoi sot se ka vënë në pranga bashkëshortin e Saj, Ergys Arrazi, 31 vjeç pasi se i dhunonte vazhdimisht dhe kjo ka bërë që nëna me tre fëmijët të largohen nga banesa.
Vajza e tyre 9-vjeçare është gjetur dje nga një peshkatar e pajetë në ujërat e lumit Drin, ndërsa dyshohet se edhe nëna me dy fëmijët e tjerë janë vetëmbytur për shkak të dhunës së ushtruar.Motra e Almës pas njoftimit se ajo dhe 3 fëmijët janë zhdukur ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka treguar se Alma Arrazi dhunohej barbarisht nga bashkëshorti bashkë me fëmijët. Dëshmia e saj por dhe shenjat e dhunës në trupin e vogëlushes që u gjet e mbytur i krijuan bindjen policisë për ta vene në pranga Ergys Arrizin për veprën penale të “Shkaktimit të vetvrasjes”