Ish-prokurorja Antoneta Sevdari, e shkarkuar nga vetingu, ka fituar procesin me qeverinë në Gjykatën e Strasburgut.
Në vendimin e Strasburgut theksohet se në lidhje me rastin e Sevdarit ka shkelje dhe se shkarkimi nuk ka qenë proporcional.
Sevdari kaloi shkallën e parë të vetingut dhe u zgjodh anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.