U pezullua nga detyra dhe iu ndalua dalja jashtë shtetit, Belinda Balluku ankimon masën e sigurisë

Belinda Balluku ka ankimuar në Apel vendimin e GJKKO për masën e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme u dha më datë 20 nëntor.

Përveç Belinda Ballukut, masën e sigurisë e ka ankimuar ne Apelin e Posaçëm edhe drejtori i KESH Erald Elezi. Ndaj tij GJKKO ka caktuar masën “arrest në shtëpi”.

Belinda Balluku sipas vendimit të së enjtes të 20 nëntorit është pezulluar si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe si zëvendës kryeministre. Kjo për shkak të dyshimeve se ka kryer dy herë shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, fillimisht me tunelin e Llogarasë e më pas nga hetimet u zbuluan edhe abuzime me lotin 4 të Unazës së Madhe.

Tenderi për ndërtimin e tunelit ka pasur një fond limit 190 milionë euro, kurse ai e Unazës së Madhe, 20 milionë euro. Sipas SPAK, autoriteti kontraktues ka paracaktuar fituesit dhe ka zgjedhur ofertën më të madhe, dhe rrjedhimisht duke  shkaktuar dëme në buxhetin e shtetit.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.