Disa ditë më parë Sara Gjordeni, ish-banorja e BBV3 ka bërë rrëfimin prekës të jetës së saj në “Ftesë në 5”.
Ajo tregon se është dhunuar nëna e saj nga i ati dhe ka humbur veshkën prej kësaj dhune deri tek helmimi i saj, po nga i ati. Ajo ka treguar se kur ishte 2-vjeç nëna e saj ka emigruar dhe Sara ka qëndruar me dajat. Shumë njerëz mesa duket e kanë keqkuptuar dhe e kanë akuzuar të ëmën se e ka braktisur Sarën. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-banorja ka shpjeguar se “ky keqkuptim është skandaloz dhe nuk është braktisur kurrë nga e ëma. Thjesht nëna e saj ka emigruar për t’i siguruar Sarës një jetë më të mirë”.
“E kam lexuar disa herë këtë gjë. O njerëz nuk më ka braktisur nëna. Nga i nxirrni këto? Thjesht është larguar në emigrim kur kam qenë 2 vjeçe. Ajo është kujdesur për mua financiarisht shumë e shumë vite. Kush është nga Kuçova e di shumë mirë që kur mami im dërgonte gjëra, duhej ndihma e lagjes për t’i ngritur qeset e valixhet. Kam një nënë pak të thuash të fortë dhe heroinë. Mjaft me këto keqkuptime skandaloze”, shkruan Sara në Instastory.