Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e djeshme në Tiranë. 31-vjeçari Gleard Gusholli u arrestua pasi mbajti peng për një javë bashkëjetuesesn dhe e dhunoi me sende të forta. Kjo e fundit iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale pas plagëve të marra.
28-vjeçarja është rrëfyer ditën e sotme nga spitali i Traumës. Ajo tregoi detaje të rënda nga dhuna e përjetuar prej një jave nga bashkëjetuesi Gleard Gusholli, 31 vjeç.
“Glearti me ka dhunuar me këmbë karrigeje, me godiste me shkelma dhe grushte. Kam tentuar të hidhem nga kati i pestë nga dhuna”, tha e reja për News24.
Avokati mbrojtës i saj Enea Cenko ka kërkuar mbrojtje për klienten e tij.
“Drejtësia të flasë për rastin, kërkojmë mbrojtje dhe siguri për jetën e vajzës”, ka deklaruar Cenko.
31-vjeçari Gusholli mbajti të mbyllur dhe dhunoi barbarisht një javë me radhë bashkëjetuesen e tij 28 vjeçare. Ishte ndërhyrja e policisë ajo që parandaloi një tjetër viktimë të mundshme.
Së bashku me Gerald Gushollin në pranga ranë edhe 4 persona të tjerë, të cilët nuk kallëzuan krimin, përkrahën autorin e krimit dhe kryen veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës.
Uniformat blu bënë me dije se arrestuan shtetasit Besmir Nurçellari, 36 vjeç, Arjan Sheta, 41 vjeç, Bledi Kateshi, 27 vjeç, Erlind Kateshi, 42 vjeç.