Gazetari i njohur, Ervin Kurti, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Në shtëpinë tonë”, ku mori përsipër gatimin e një byreku me kos.
Kurti shprehet se ka shumë dëshirë që të ketë një fëmijë, por nuk i pëlqejnë dasmat tradicionale. I pyetur nëse është lënduar ndonjëherë, Evini shprehet se është lënduar dhe kjo është arsyeja pse u largua në Nju Jork.
Sipas tij, ajo ka qenë periudha më e vështirë dhe e trishtë e jetës së tij, sepse “të lëndohesh në moshën 30 e ca vjeçare është më e vështirë sesa të lëndohesh kur je 20 vjeç”.
Pjesë nga biseda:
Julka Gramo: Ervin tani 40 vjeç, çuno duhet të mbledhësh mendjen!
Ervin Kurti: Sa herë që kemi sebepe në shtëpinë tonë, më thonë “o Ervin është radha jote tani”. I them ju lutem mos ma thoni më këtë gjë sepse më nervozoni. Mendoj që në 2024 nuk ka më fejesa dhe dasma tradicionale, një fëmijë e kam qejf, por një martesë tradicionale, në fakt nuk e kam qejf.
Julka Gramo: A të kanë lënduar ndonjëherë, ta kanë thyer zemrën?
Ervin Kurti: Një nga arsyet pse shkova në Nju ork, kjo ishte dhe jam thyer shumë keq. Ka qenë një nga periudhat më të trishta të jetës sime, sepse kur lëndohesh në moshën 30 e ca vjeçare nuk është njësoj si të lëndohesh në moshën 20. Ajo që të shembet është sistemi i besimeve, ku duhet të besoj unë tani dhe çfarë të besoj? Nuk ke më kohë të rrish me një njeri dhe ta njohësh nga e para dhe ti thua ok po rri vetëm. Por a rrihet vetëm? Lumturia e vërtetë është kur ti udhëton, gëzon, hidhërohesh apo bën çdo gjë dhe ke një njeri aty që të suporton ose të kritikon në formën që t’i mendon. Kjo është një nga arsyet pse njerëzit shkojnë te psikologu sepse kanë shumë shoqëri, por nuk i dëgjojnë në mënyrë aktive.