Shtetasi N. D., 84 vjeç vuante nga skleroza.
Pas kallëzimit, policia ushtroi kontrolle për gjetjen e 84-vjeçarit, i cili u gjet rreth orës 19:00, pa shenja jete, në kanalin vaditës pranë banesës.
Nga veprimet e para hetimore dhe nga këqyrja paraprake e trupit nuk u konstatuan shenja dhune. Dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht në kanal dhe për pasojë është mbytur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.
