U godit nga polici me pistoletë elektrike, vdes 29-vjeçari shqiptar në Angli, baba i 3 fëmijëve

29-vjeçari shqiptar Sali Byberi është vrarë në Angli. Dyshohet se i riu ka sulmuar një oficer, ndërsa ky i fundit ka ndërhyrë duke e qëlluar të riun disa herë me pistoletë elektrike dhe duke e lënë të vdekur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 21 nëntorit.

Mësohet se i riu shqiptar menaxhonte një lavazh në Essex. BBC shkruan se policia e Essex ia ka referuar rastin Zyrës së pavarur për Sjelljen e Policisë, ndërsa ka nisur edhe një hetim.

Byberi kishte tre fëmijë dhe ishte i martuar me 31-vjeçaren Leonora Mafra.

Ndërkohë motra e të riut ka treguar se 29-vjeçari ishte gjithmonë aty për të ndihmuar njerëzit, duke e përshkruar një njeri shumë të dashur.

“Ai ishte punëtor, i sjellshëm dhe nuk ka pasur kurrë telashe. Ne ende nuk mund ta pësojmë se çfarë ndodhi. Kemi shumë dhimbje dhe shpresoj të marrim një përgjgije”., ka thënë motra e tij Eli Sokolaj.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.