U gjet i shtrirë në “Rrugën e Kavajës”, 31-vjeçari ndërron jetë në spital! 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku sipas policisë një 31-vjeçar është gjetur i shtrirë në rrugë. 

Dyshohet se i riu ka rënë nga kati i pestë i një pallati. Ai është transportuar në spital, por si pasojë e plagëve të marrë ka ndërruar jetë. 

I riu u gjet i shtrirë në “Rrugën e Kavajës”, përballë qendrës shëndetësore, në sheshpushimin e një pallati. 

“Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, në Rrugën e Kavajës, përballë qendrës shëndetësore, është gjetur i shtrirë në sheshpushimin e një pallati, shtetasi M. Rr., 31 vjeç, banues në rrugën “Myslym Keta”. 

Menjëherë me marrjen e njoftimit është formuar një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendngjarje dhe nga kryerja e veprimeve hetimore, dyshohet se 31-vjeçari ka rënë nga kati i pestë i pallatit. 

31-vjeçari është transportuar në spital, por si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë”,-njofton policia. 

Grupi i posaçëm hetimor vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.