U dogj brenda automjetit që mori flakë në Llogara, dyshohet se viktima është ish-efektiv policie

Detaje të tjera kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Llogara, ku një person u gjet i vdekur brenda një makine që ishte përfshirë nga flakët.

Mësohet se brenda automjetit nuk janë gjetur as armë dhe as gëzhoja, që mund të vërtetonin kryerjen e një vrasje.

Mësohet se pista e cila qëndron më tepër është vetëvrasja. Dyshohet se personi që humbi jetën ka qenë ish-efektiv policie.

Ndërkohë që mund të ketë kryer aktin e vetëvrasjes në kushtet e depresionit. Mësohet se viktima është me origjinë nga Berati.

Janë verifikuar kamerat e sigurisë në bizneset aty pranë dhe është parë se ka qenë i vetëm kur ka hyrë në Llogora.

Dyshimet janë se ka spërkatur mjetin me benzinë dhe është futur brenda tij, teksa është shkrumbuar nga flakët.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.